Rama për Kumanovën: Shqiptarët shtetformues! Maqedonia në NATO? Të sigurojë paqen dhe lirinë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:46 20-05-2015 Rama për Kumanovën: Shqiptarët shtetformues! Maqedonia në NATO? Të sigurojë paqen dhe lirinë Edi Rama

Edi Rama ka komentuar sot ngjarjet në Kumanovë, duke thënë se çështja e demokracisë u ngatërrua me terrorizmin. Kryeministri tha se shqiptarët janë faktor shtetformues në Maqedoni dhe ky shtet duhet të garantojë paqen dhe lirinë për të jetuar, nëse do që të antarësohet në NATO. Ditë më parë disa përgjime të ministres së Punëve të Brendshme të Maqedonisë Janullovska, nxorrën deklaratën e saj raciste, duke thënë ''T'i zhdukim shqiptarët''. Në Kumanovë u vranë 22 persona. 

“Patjetër edhe për Maqedoninë, për të cilën ne kemi mbajtur një qëndrim të qartë dhe mbështetës ndaj të cilës kemi qenë të detyruar edhe në samitin e Wellsit, respektimin deri në fund të Marrëveshjes së Ohrit. Do ishte e pamundur t’i shmangesha dy fjalë për Maqedoninë dhe tragjedinë e Kumanovës, ku fjala e ‘’terrorizëm’’ dhe ‘’etni’’ u bënë bashkë, një përpjekje për t’i dhënë ‘’terrorizmit’’ një prapashtesë etnike, dhe ‘’etnisë’’ një parashtesë paragjykuese. Autoritet maqedonasë duhet ta kenë shumë të qartë që shqiptarët kanë qenë, janë dhe do mbeten një faktor shtetformues dhe i patjetërsueshëm për shtetin maqedonas. Asgjë e mirë nuk mund të na ndodhë kur përziejmë termin ‘’terrorist’’ në trajtimin e çështjeve që nuk kanë të bëjnë me terrorizmin por me demokracinë, që nuk janë kërcënime terroriste por janë shprehje të ngatërruara. Përzierja e termit terrorist me targjedinë e Kumanovës është e patolerueshme. Siç do të jetë vonesa e drejtësisë, e drejtësisë që pësuan shqiptarët e pafajshëm të Kumanovës. Duam një Maqedoni të qëndrueshme po jo të pajetueshme. Duhet të jetë pjesë e NATOS, por s’mund të jetë pjesë, pa siguruar parimet dhe vlerat që e bëjnë NATO-n jo një klub ushtarak, por një vend në mbrojtje të paqes dhe të drejtës së çdo populli për të qenë I lirë. Maqedonia nuk mund të jetë në NATO pa garantuar në frymë dhe në gërmë Marrëveshjen e Ohrit. Jemi të detyruar që çka deklarojmë ta përjetësojmë në frymë dhe në gërmë, pa dallim feje, etnike dhe kufijsh’’, deklaroi Rama.

Ai njëkohësisht foli edhe për shqiptarët e Kosovës, duke thënë se është koha që ata të lëvizin të lirë në Evropë dhe të mos kyçen në një “karantinë absurde’’.

“Ne e kemi mbrojtur bindjen se është një vend për NATO-n dhe BE-në, ka rol kyç për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë. Kosovën padyshim që ne e shohim si pjesë të pandarë të këtij procesi dhe si një hapsirë që nuk duhet lënë të zbrazet nga aspiratat e shqiptarëve të Kosovës, në funksion të paqes, në betejën kundër terrorizmit. Këtu vlen sa edhe nxitja për antarësim në NATO aq edhe integrimi në BE, që shqiptarët të mos ndjehen si të kyçur në një karantinë absurde, se janë një popull në BE që nuk lëvizin dot të lirë, duhet të aplikojnë për viza, që nuk e kanë bërë edhe kur ishin në diktaturë. Ky është një episod dramatik që nuk ndihmon në procesin , përkundrazi siç i themi ne një shprehje në shqip, ‘’çon ujë në mullirin e armikut’’, u shpreh Rama.

Edhe njëherë Rama përsëriti tezën se ‘’Pa Ballkanin,  BE-ja është jo vetëm e kërcënuar por edhe seriozisht e rrezikuar’’.

“Të ecim shumë shpejt në drejtimin e duhur. Sot ballkani ka një shanc historik që modestisht unë e shoh mes marrëdhënieve të shqiptarëve dhe serbëve. Shqiptarët dhe serbët mund të bëjnë për Ballkanin atë që gjermanët dhe francezët bënë për Europën, kuptohet në modesti. Të kemi forcën e shembullit dhe jo shembullin e forcës. Në Shqipëri ekziston një legjendë, ajo e Rozafatit nuk duhet të hyjë në debatin se e kujt është legjenda se ne në Ballkan gjithnjë kemi debatin e autorsisë. Kjo legjendë duket shpesh si sinteza e historisë së Ballkanit. Shkatërro natën, atë që ndërtohet ditën. Historia na ka vënë në vendin e duhur për të kapërcyer mallkimin që qëndron i shkruar, për ta kapërcyer. Me fqinjin mund të jetosh mirë. Pa ne, pa Ballkanin, projekti BE është jo vetëm i kërcënuar, por edhe seriozisht i rrezikuar.’’, deklaroi Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vodhi një motorr, policia e Vlorës arreston 34-vjeçarin
Dhuna ndaj deputetit Strazimiri, prokuroria kërkon 1 vit burg për Arben Ndokën dhe 8 muaj për Pjerin Ndreun »
Article Logic
Execution time: 0.012614965438843
array(1) { ["section"]=> string(95) "rama-per-kumanoven-shqiptaret-shtetformues-maqedonia-ne-nato-te-siguroje-paqen-dhe-lirine-11563" }