Rama për paketën e zgjeruar: Ja për kë do japim bonus lufte (BIZNESET QË PËRFSHIHEN)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:02 09-04-2020 Rama për paketën e zgjeruar: Ja për kë do japim bonus lufte (BIZNESET QË PËRFSHIHEN) Edi Rama

Vazhdojnë përditë verifikimet e aplikimeve dhe lëvrimi i pagave të luftës, shkruan kryeministri Edi Rama lidhur me pagat për punonjësit e bizneseve të vogla të cilët janë mbyllur gjatë kësaj periudhe.

“Biznese të tjera të vogla të regjistruara si taksi, servise makinash, lavazhe, rrobaqepësi, bojaxhi, hidraulik, elektriçist, fizioterapi, etj., do të përfshihen në paketën e zgjeruar”, shkruan Rama ndërsa shton se do ketë bonus edhe për ata individë qeradhënës që nuk kanë të ardhura të tjera apo ata që punojnë në kompani me xhiro mbi 140 000 lekë në vit.

“Paketa e Zgjeruar do të adresojë me një bonus lufte edhe hallin e individëve qeradhënës që nuk kanë të ardhura të tjera veç qerasë apo të individēve që u është pamundësuar puna në kompani e ndërmarrje me xhiro mbi 140.000 lek në vit. Për përcaktimin e masës së kësaj mbështetjeje me Bonusin e Luftës, do të vendoset duke ndjekur dinamikën e luftës në 3/4 ditët në vijim”, përfundon kryeministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008781909942627
array(1) { ["section"]=> string(88) "rama-per-paketen-e-zgjeruar-ja-per-ke-do-japim-bonus-lufte-bizneset-qe-perfshihen-201950" }