Rama përplaset keq me gazetarin: Shpike atentatin dhe makinën e blinduar, mëso ça është gazetaria

Publikuar tek: politike, më 21:23 13-02-2020 Rama përplaset keq me gazetarin: Shpike atentatin dhe makinën e blinduar, mëso ça është gazetaria Kryeministri Edi Rama, gazetari Robert Rakipllari

Debat i ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Robert Rakipllari, lidhur me akuzat në gazetën e këtij të fundit se Rama lëviz me makinë të blinduar.

Kryeministri Rama tha se edhe atentati por edhe akuzat për makinën e blinduar janë të shpikura ndërsa gazetarit iu drejtua duke thënë “të mësojë çfarë është gazetaria”.

“Lajmi kryesor, gazeta më e madhe në vend, dhe ti i thua shqiptarëve atentat, iku me makinë të blinduar. Këto janë atentate që i krijoni ju, makinat i krijoni ju. Dhe pastaj duhet të mësojë Rakipllari ça është gazetaria. T’i kur i thua publikut “sipas opozitës iku me makinë të blinduar”, ti bën gjysmë mëkat”, u shpreh Rama në emisioni “Opinion”.

Rama i referohej një lajm të gazetës në fjalë ku thuhej se ai kryeministri pas arrestimit të Vladimir Gjutës “iku me makinë të blinduar”.

fgdfgdehj4rj_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020394802093506
array(1) { ["section"]=> string(102) "rama-perplaset-keq-me-gazetarin-shpike-atentatin-dhe-makinen-e-blinduar-meso-ca-eshte-gazetaria-195120" }