Rama përplaset me moderatoren: Rri urtë se nuk të vij më në emision! Eni Vasili: Po kalon nga fyerjet në kërcënime, je arrogant (DEBATI)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:10 19-03-2020 Rama përplaset me moderatoren: Rri urtë se nuk të vij më në emision! Eni Vasili: Po kalon nga fyerjet në kërcënime, je arrogant (DEBATI) Kryeministri Edi Rama në emisionin Open

Kryeministri Edi Rama është përplasur me Eni Vasili, pasi moderatorja e quajti atë “arrogant” për shkak të ndërhyrjeve të shpeshta në bisedë duke i kërkuar asaj “të rrijë urtë”.

Rama i ka thënë moderatores Eni Vasili të “mos i tregojë si të sillet”, madje i ka shtuar se nëse e bën edhe një herë një gjë të tillë, nuk do të marrë më pjesë në emisioni e saj.

Debati eskaloi si më poshtë:

Edi Rama: Eni, Eni, Eni, rri urtë

Eni Vasili: Mos u bëni arrogant zoti kryeministër

Edi Rama: Nuk e di a e ke ndjekur emisionin tënd po i jam përgjigjur pyetjes në pjesën e parë

Eni Vasili: A mund ta sqaroni edhe njëherë?

Edi Rama: Nëse ju më tregoni mua edhe një herë tjetër se si duhet të sillem unë nuk do të marr më pjesë në emisionin tuaj

Eni Vasili: Zoti kryeministër jeni i lirë…

Edi Rama: Të mos merremi më me këtë, mbaje mend atë që të thashë

Eni Vasili: Je i lirë

Edi Rama: Zgjidhe vetë, nuk më ke më më emisionin tënd

Eni Vasili: Kaluam nga fyerjet në kërcënime

Edi Rama: Nuk mund t’i tregosh kryeministrin si do të sillet

Eni Vasili: Zoti kryeministër më fyet për të disatën herë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010282039642334
array(1) { ["section"]=> string(137) "rama-perplaset-me-moderatoren-rri-urte-se-nuk-te-vij-me-ne-emision-eni-vasili-po-kalon-nga-fyerjet-ne-kercenime-je-arrogant-debati-199186" }