Kryeministri Edi Rama ndodhet në Universitetin e Tiranës aty ku është duke zhvilluar një debat të hapur me pedagogë e përfaqësues të Universitetit.
Rama është përplasur edhe me rektorin, Mynyr Koni. Ndërsa kryeministri i kaloi mikrofonin iu drejtua rektorit me fjalët:
“Urdhëro merre fjalën e më trego çfarë keni me qeverinë se bukën e gojës ta zgjidhëm”. Kryeministri iu referua kështu pagës së pamarrë të shkurtit që vendosi të kreditojë ministria e Arsimit ditën e djeshme..
“Nuk e di kush ua ka thënë këtë por unë nuk vuaj për bukën e gojës”, iu përgjigj Koni ndërsa argumentoi disa prej problemeve në Universitet..
Mynyr Koni: Jam ndodhur në një situatë bllokuese. Bazuar në ligj jam drejtuar zyrtarisht, asnjëherë nuk janë plotësuar kërkesat për nevojat e momentit, javën e ardhshme ne fillojmë promovimin e programit te maturantët, më ka ardh përgjigja s’kam mundësi, realizoje me mundësitë e tua. Çështjen e punonjësve të rektoratit... Për këtë i jam drejtuar edhe bordit, nuk kam marrë zgjedhjen e duhur. Veprimtaria financiare është e qartë ...
Rama: Tani, ndërrim bravash unë kisha dëgjuar në federatën e mundjes paska ndodh edhe në universitet... kush e ka zgjedh bordin? Senati. Varet nga senati se keni shumicën, se po të ishte ndryshe, si në universitetet e tjera ku nuk ka probleme të tilla, atëhere do thoshim pyesim shumicën si është puna. Shumicën e kieni ju.
Koni: Senati ka autonomi.
Rama: Një minutë, e kuptoj janë autonomë por s’janë shtet më vete. Senati, ka të drejtën t’i thërrasë e t’i dëgjojë. Parlamenti ka të drejtën të thërrasë e të dëgjojë këdo.
Koni: Po senati është i ndarë.
Rama: Këto janë çështje të demokracisë i dashur profesor, shyqyr që është i ndarë senati. Ku hyn qeveria te brava? Këto janë punë senati...