Rama po i kopjon programin, deputetja gëzohet: E kënaqur që po bëhen hapa drejt bashkimit kombëtar

Publikuar tek: politike, më 16:47 27-09-2017 Rama po i kopjon programin, deputetja gëzohet: E kënaqur që po bëhen hapa drejt bashkimit kombëtar

Ditën e sotme kryeministri Rama priti në një vizitë zyrtare homologun e tij, kosovar Ramush Haradinaj.

Gjatë këtij takimi u firmosën një sërë marrëveshjesh bilaterale në disa fusha të ndryshme. Një nga marrëveshjet më interesante mes dy kryeministrave shqiptarë, ishte njësimi i Akademisë së Shkencave dhe mbrojtja e gjuhës shqipe nga kërcënimet e jashtme.

“Na duhet një Akademi shqiptare pa kufi, ku të gjitha mendjet e ndritura të kombit të jenë nën një çati për të gjitha vlerat shqiptare. Na takon ne si dy qeveri të dy shteteve shqiptare të konsiderojmë seriozisht kërcënimin që i bëhet gjuhës shqipe, të folur dhe të shkruar, dhe domosdoshmërinë që ne t’i bëhemi mburojë kësaj arritje të jashtëzakonshme dhe të pakrahasueshme”, u shpreh Rama gjatë takimit me Haradinajn.

Por ky propozim i Ramës nuk është origjinal i tij, pasi siç thotë Mesila Doda (ish-deputete e PDIU), kjo pikë është vjedhur nga programi i kësaj partie. Gjithsesi Doda shprehet e kënaqur për këtë gjë dhe thotë se më në fund po bëhen hapa për të bashkuar Shqipërinë dhe Kosovën.

Më poshtë statusi i Mesila Dodës:

Screenshot_2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti Meta takon Amanda Bennett, drejtoreshën e “Zërit të Amerikës”
“Shihemi në shtator”, por Ben Blushi s’duket gjëkundi »
Article Logic
Execution time: 0.0096771717071533
array(1) { ["section"]=> string(102) "rama-po-i-kopjon-programin-deputetja-gezohet-e-kenaqur-qe-po-behen-hapa-drejt-bashkimit-kombetar-93889" }