‘Rama po sillet si puçist’, Meta premton ‘pranverë’ në 2 Mars: Do përshkallëzoj veprimet e mia

Publikuar tek: politike, më 23:17 27-02-2020 ‘Rama po sillet si puçist’, Meta premton ‘pranverë’ në 2 Mars: Do përshkallëzoj veprimet e mia Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta premton ‘pranverë kuqe zi’ në tubimin antiqeveritar që ka thirrur në 2 Mars, kundër asaj që e ka quajtur tentativë për grusht shteti nga mazhoranca.

I ftuar në Opinion, Meta tha se në varësi të zhvillimeve, Presidenti do të përshkallëzojë veprimin e tij. Ndërkohë, sipas tij kryeministri Rama po sillet si puçist pasi po kap Kushtetutën.

‘Në varësi të zhvillimeve, Presidenti do përshkallëzoj veprimet e tij. Në 2 mars do fillojë pranvera kuqe zi.

Rama po sillet si puçist. Se tani nuk bëhet grushti i shtetit me tanke. Ai po bën grusht shteti ndaj presidentit. Pra me ligje antikushtetuese ai shkatërron Kushtetutën dhe gjithë të drejtat kushtetuese’, u shpreh Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069479942321777
array(1) { ["section"]=> string(95) "rama-po-sillet-si-pucist-meta-premton-pranvere-ne-2-mars-do-pershkallezoj-veprimet-e-mia-196710" }