Rama premtoi 20 mln lekë për këdo që ndërton vetë shtëpinë në fshat, Basha: Nuk mjaftojnë, të japë 150 mln $ e oligarkëve

Publikuar tek: politike, më 14:36 06-12-2019 Rama premtoi 20 mln lekë për këdo që ndërton vetë shtëpinë në fshat, Basha: Nuk mjaftojnë, të japë 150 mln $ e oligarkëve Basha në takim me banorët në Durrës

Kryedemokrati, Lulzim Basha zhvilloi në Durrës një takim me disa banorë të një prej komplekseve të banimit më të mëdha të dëmtuar, të cilët ende nuk kanë një vlerësim të pallatit.

Basha premtoi se do të bënte gjithçka që opozita ka në dorë për t'i ndihmuar, ndërkohë sipas tij, zgjidhja e situatës vjen përmes rritjes së numrit të inxhinierëve vlerësues.

I pyetur nga gazetarët mbi vendimin e sotëm të qeverisë, ku kryeministri Rama deklaroi se nëse banorët e zonave rurale do të ndërtonin vetë banesat e tyre, ata do të përfitonin fondin prej 20 mln, dorazi, Basha u shpreh:

'Është një propozim që e kemi dhënë prej disa ditësh sepse përshpejton mundësinë e banorëve për të trajtuar vetë dëmet dhe problemet që ka shkaktuar tërmeti. Natyrisht që duhet bërë vlerësimi i dëmit. Shuma që është caktuar prej 2 milionë lekësh të reja, mund të jetë një shumë minimale, në disa raste mund të ketë nevojë për shumë edhe më të mëdha, prandaj është e domosdoshme tani, në përputhje me pushtetet që jep akti i fatkeqësive natyrore, që qeveria të caktojë një buxhet të qartë.

Prandaj insistojmë për zhvendosjen e menjëhershme të 150 milionë dollarëve të 10 oligarkëve në funksion të emergjencës dhe procesit të riparimit apo ndërtimit të banesave të dëmtuara. Është një hap i parë që kanë pranuar këtë sugjerim që në fakt e kam dhënë nga terreni, kryesisht nga zonat rurale, por është i pamjaftueshëm nëse nuk shoqërohet me fondet e nevojshme dhe nëse nuk veprohet shpejt.

Koha nuk pret! Nuk është koha as për fjalë, as për shfaqje, as për zvarritje, por është koha për të vepruar menjëherë nga vendime në zbatimin e këtyre vendimeve'.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019433975219727
array(1) { ["section"]=> string(123) "rama-premtoi-20-mln-leke-per-kedo-qe-nderton-vete-shtepine-ne-fshat-basha-nuk-mjaftojne-te-jape-150-mln-e-oligarkeve-188605" }