RAMA premtoi 'njësi speciale' kundër krimit, Artan HOXHA zbërthen organizimin dhe forcën e kësaj strukture: Përbëhet nga komando, vijnë nga fronti i luftës

Publikuar tek: aktualitet, më 17:00 30-07-2019 RAMA premtoi 'njësi speciale' kundër krimit, Artan HOXHA zbërthen organizimin dhe forcën e kësaj strukture: Përbëhet nga komando, vijnë nga fronti i luftës

Gazetari Artan Hoxha zbuloi përbërjen e njësisë speciale që do të luftojë krimin e organizuar. I ftuar në emisionin “45 minuta” në “Report TV”, Hoxha analizoi organizimin dhe varësinë e kësaj strukture nga Drejtoria e Policisë.

“ Përbërja - U zgjodh një trup prej 50 efektivësh nga forcat komado të Ushtrisë të cilët u mungon formimi policor janë dërguar në Akademinë e Policisë së Shtetit, ata po e përfundojnë trajnimin për mënyrën se si vepron policia, si duhet të veprojnë në operacione. Në fillim janë trajnuar si komando për të luftuar terroristët në fron dhe tani edhe për ato policore. Një nga RENEA është trajnuar për forcat urbane, ai duhet të mbrojë edhe jetën e kriminelit, ndërsa për një komando armiku është i pamëshirshëm. Tani janë 34-40 komando. Kjo njësi do të jetë e varur nga Drejtori i Policisë së Shtetit, por do jetë autonome. Objektivi kryesor do të jenë arrestimet e shumë të kërkuar që janë problematik dhe goditjen e elementëve të grupeve kriminale me rrezikshmëri shumë të lartë. Kjo njësi do kap ata që Rama i quajti ‘të fortët e rrugëve’. Informacioni kësaj njësi do t'i vijë nga policia kriminale, ata thjesht do e ekzekutojnë.

Rëndësia e tyre - Trajnimi i tyre si ushtarak i bën që të jenë më të predispozuar që vendimi që ata marrin të prevalojë nga përdorimi i armëve. Një polic nuk e tërheq këmbëzën e armës kollaj. Edhe snajperi i RENEAS mendohej shumë thellë, kur s'kishte zgjidhje tjetër. Në rastin konkret, kjo trup përbëhet nga komando që kanë qenë në misione paqeruajtëse, komando që kanë qenë në Afganistan, Sudan, Irak që vijnë nga fronti i luftës, kanë qenë në betëjë me armik të rrezikshëm, ata janë marrë nga komando dhe do jenë si efektivë policie.

Veprimi i kësaj njësie, emri - Ka pasur një VKM që ka lëvruar buxhetin, që ka rregulluar hapësirën ligjore si do funksionojë, Policia ka një kabinet që merret me këtë punë, ka studiuar dhe ka bërë gati të gjithë infrastrukturën si ligjore dhe me llojet e armatimit, mjeteve, që nga mënyra sesi do të prezantohet, por edhe nuk është bërë e ditur emri apo forma se si do të operojë apo do të sillet”, u shpreh gazetari i njohur investigativ.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024921178817749
array(1) { ["section"]=> string(157) "rama-premtoi-njesi-speciale-kunder-krimit-artan-hoxha-zberthen-organizimin-dhe-forcen-e-kesaj-strukture-perbehet-nga-komando-vijne-nga-fronti-i-luftes-173846" }