Rama pret ambasadorët e huaj: Mesazhet që më keni çuar nuk i ruaj, por atë të Leyla-s do t’ia lexoj Zahos kur të më pyesë për SHBA

Publikuar tek: barometri, më 07:25 12-12-2019 Rama pret ambasadorët e huaj: Mesazhet që më keni çuar nuk i ruaj, por atë të Leyla-s do t’ia lexoj Zahos kur të më pyesë për SHBA

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një mbrëmje tradicionale për festat e fundvitit ambasadorët e huaj në vendin tonë.

 

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse nga Pallati i Brigadave, për suportin e marrë nga ambasadorët dhe vendet përkatëse pas tërmetit të 26 nëntorit, Rama veçoi një prej tyre.

“Mesazhet tuaja nuk i ruaj në ndonjë arkivë të veçantë, por atë të Leyla-s (ambasadorja amerikane), e kam vendosur në një “folder” të veçantë dhe do ia lexoj Zahos (djalit) kur të më bëjë pyetjen e parë për SHBA”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Kjo mbrëmje e fundvitit, sa tradicionale dhe unikale, njësoj si të mëparshmet nuk është, dhe nuk ka si të jetë njësoj nga ato që do ta pasojnë vite më pas. Madje në diskutime brenda stafit tim ishte nëse duhej bërë apo jo kjo mbrëmje. Siç ishin në diskutim edhe dritat dhe festat e fundvitit. Por njësoj si ato, edhe kjo mbrëmje nuk kishte si të mos ndodhte. Në kushtet e kësaj tragjedie, jeni ndjerë dhe jeni treguar po aq shqiptarë. Detyra juaj ishte të raportonit në atë ditë nga Albasadat tuaja në vendet respektive, ndërkohë unë e di shumë mirë se si ju nuk pritët as të zbardhte dita për të na ofruar ndihmë. Unë nuk kam ndërmend të publikoj mesazhet tuaja dhe as nuk i ruaj në ndonjë arkivë të veçantë.

Por mesazhin e Lejlës, unë e kam nxjerrë në një folder të veçantë, dhe kur të rritet edhe pak Zaho dhe të bëjë pyetjen e parë për SHBA, unë do t’i lexoj atë mesazh.

Ashtu sikundër kur të vijë dita që të inatoset me BE, kush nuk inatoset me BE, unë do t’i tregoj historitë e atyre burrave dhe grave që zbarkuan duke vënë në rrezik jetët e tyre për të shpëtuar jetët e shqiptarëve. Histori të trupave të kërkim shpëtimit grek që nxorrë të gjallë një djalë shqiptar. Apo histori të bashkëpunimit të trupave nga Kosova dhe atyre serbe në betejën për të shpëtuar nga kthetrat e vdekjes jetë të shqiptarëve të zakonshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027069807052612
array(1) { ["section"]=> string(135) "rama-pret-ambasadoret-e-huaj-mesazhet-qe-me-keni-cuar-nuk-i-ruaj-por-ate-te-leyla-s-do-t-ia-lexoj-zahos-kur-te-me-pyese-per-shba-189152" }