Rama priti kryeministrat e rajonit në Durrës, ky është detaji që ra në sy të të gjithëve (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:50 26-08-2017 Rama priti kryeministrat e rajonit në Durrës, ky është detaji që ra në sy të të gjithëve (FOTO)

Kryeministri Edi Rama priti paraditen e sotme delegacionin e kryeministrave të Ballkanit Perendimor në një takim informal në Durrës.

Rama i priti ata një nga një pasi zbritën nga eskorta e tyre, ndërsa më pas shkrepën të gjithë së bashku një foto zyrtare.

Ndërkohë, një detaj që ra në sy të të gjithëve është sërish kombinimi i kostumit zyrtar ngjyrë të kaltër i Ramës me atletet e bardha addidas.

Siç duket edhe në këto foto, kryeministri shqiptar është i vetmi që ka zgjedhur një tjetër kod veshje, ndryshe nga homologët e tij të rajonit.

Kjo nuk është hera e parë që Rama thyen etikën e veshjes në takime të tilla me ndërkombëtarët. Atletet e tij kanë bërë jehonë edhe në samite më të rëndësishme ku Rama ka marrë pjesë si në Gjermani, Trieste etj.   

aaa.jpg

at.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016961097717285
array(1) { ["section"]=> string(98) "rama-priti-kryeministrat-e-rajonit-ne-durres-ky-eshte-detaji-qe-ra-ne-sy-te-te-gjitheve-foto-90243" }