Rama priti Thaçin në zyrë, Berisha zbulon QËLLIMIN e takimit (ÇFARË DISKUTUAN ME BATON HAXHIUN)

Publikuar tek: politike, më 18:59 21-05-2019 Rama priti Thaçin në zyrë, Berisha zbulon QËLLIMIN e takimit (ÇFARË DISKUTUAN ME BATON HAXHIUN)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçit.

Berisha pretendon se në takimin e tyre mori pjesë edhe analisti Baton Haxhiu, pasi sipas tij qëllimi i takimit ishte të mbanin fort në duart e tyre flamurin e Serbisë së Madhe.

‘Ne takimin e sotem, keta apatride pengje te te shkuares se tyre kriminale antikombetare, diskutuan gjeresisht se si te bindin patronin e tyre Vuçiç te mos terhiqet mga projekti i Serbise se Madhe dhe per perpjekjet e tyre te reja qe duhet te bejne per te perdorur edhe me tej idene e zgjerimit te Kosoves dhe bashkimit te saj me Shqiperine duke e coptuar ate dhe zhdukur shtetin e saj ne funksion te serbomadhise’, shkruan Berisha.

Komenti i Berishës:

Takohen ne Tirane Zografi Bis, Argati i Beogradit dhe Baton Stanishiq!

Miq, Zografi Bis, Argati i Beogradit dhe Baton Stanishiqi te damkosur dhe denatyruar perfundimisht nga Samiti i Berlinit, u takuan sot ne Tirane.

Ky takim kishte vetem nje qellim, te mbanin fort ne duart e tyre te zeza flamurin e Serbise se Madhe pasi projekti i tyre antikombetar antishqiptar u varros ne Samitin e Berlinit dhe ata te shperfytyruar u paraqiten ne nje rast unik ne historine e samiteve si tregtare te tokave te tyre.

Pas ketij deshtimi, Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi, fytyre nxire kalojne nga ekrani ne ekran duke i shnderruar ato ne shpiftore duke besuar se me gjuhen e halabakeve ordinere, shpifesve vulgar, banditeve apatride mund te mbulojne aktin e tyre ne Samitin e Berlinit, me te cilin ne funksion krijimit te Serbise se Madhe “zgjeronin” Kosoven duke e coptuar ate.

Ne takimin e sotem, keta apatride pengje te te shkuares se tyre kriminale antikombetare, diskutuan gjeresisht se si te bindin patronin e tyre Vuçiç te mos terhiqet mga projekti i Serbise se Madhe dhe per perpjekjet e tyre te reja qe duhet te bejne per te perdorur edhe me tej idene e zgjerimit te Kosoves dhe bashkimit te saj me Shqiperine duke e coptuar ate dhe zhdukur shtetin e saj ne funksion te serbomadhise.

Me kete rast denoj me ashpersine me te madhe keto perpjekje antikombetare destabilizuese dhe luftenxitese te Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishqit dhe i paralajmeroj ata se koshi i plehrave te historise do te jete banesa e turpit e tyre! Sb

61297095_387902731814123_300369160616017920_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034543991088867
array(1) { ["section"]=> string(99) "rama-priti-thacin-ne-zyre-berisha-zbulon-qellimin-e-takimit-cfare-diskutuan-me-baton-haxhiun-165171" }