Rama publikoi një video sot në mëngjes, Berisha e sulmon: Po u thotë shqiptarëve se nuk më plasi…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:43 16-07-2017 Rama publikoi një video sot në mëngjes, Berisha e sulmon: Po u thotë shqiptarëve se nuk më plasi…

Ditën e djeshme pushimet janë kthyer në tragjedi për 4 të rinj, dy vajza dhe dy djem, në dy ngjarje të ndryshme në plazhin e Vlorës.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga Dhërmiu, Palasa dhe Gjipea, të cilat i konsideroi si fantastike për turizmin dhe rivierën shqiptare.

Por, për shumë nga ndjekësit e tij kjo video nuk është pritur mirë, pas tragjedisë së një dite më parë, duke e akuzuar kryeministrin për shkak të mungesës së rojeve bregdetare.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar hapur Ramën, pasi duke shkruar në facebook se atij nuk i bëhet vonë se çfarë ndodh me shqiptarët.

“Rama fyen te vdekur dhe te gjalle! Per te, zia e te tjereve nuk ekziston!

Te dashur miq, ne vend te ngushellimit per familjet e kater viktimave, per t'iu lehtesuar sadopak dhimbjen e madhe dhe zine, Edvin Kristaq Rama te duket sikur ka zgjedhur t'u thote atyre, vlonjateve e shqiptareve se une kam qejfet e mia dhe nuk me plasi se u mbyten ata.

Ai mburret me cinizem me qefin qe po shijon ne Dhermi duke postuar sot pamje te Gjirit te Gjipese. Me kete akt cinik Rama ngjet me i zi se zia! sb”, shkruan Berisha në facebook.

 

 

 

 berisha.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026811122894287
array(1) { ["section"]=> string(100) "rama-publikoi-nje-video-sot-ne-mengjes-berisha-e-sulmon-po-u-thote-shqiptareve-se-nuk-me-plasi-86331" }