Rama publikon agjendën e ditës, mbyllet me ndeshjet e Champions League

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:59 14-04-2015 Rama publikon agjendën e ditës, mbyllet me ndeshjet e Champions League

Në këto momente kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i fokusuar në ndeshjet e çerekfinaleve të Chmapions League. Është vetë Rama ai që e njofton diçka të tillë me anë të fotos së publikuar pak çaste më parë në profilin e facebook-ut.

Rama ka zgjedhur të pikturojë sërish agjendën e ditës së sotme e më pas ta  hedh atë në facebook, ndërsa shihet qartë se stafi i kryeministrit ka përgatitur si program të fundit për ditën e sotme ndjekjen e ndeshjeve të Champions League. Gjithashtu, në agjendën e pikturuar vihet re takimi i kryeministrit Rama me një grup ministrash dhe deputetësh i zhvilluar pasditën e sotme.

Rama njihet si tifoz i Juventusit në futboll, skuadër e cila aktualisht është duke luajtur ndaj Monacos, në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029626846313477
array(1) { ["section"]=> string(74) "rama-publikon-agjenden-e-dites-mbyllet-me-ndeshjet-e-champions-league-8726" }