Kryeministri Edi Rama ka publikuar krenar foton e Forcave të Armatosura të cilët sot i kanë shpëtuar jetën një nëne të dy fëmijëve në Kukës.
HERONJTË E DITËS - Pas 3 orësh ecje në këmbë, FA shpëtojnë nënën e sëmurë të dy fëmijëve në fshatin Tejdrinë të Kukësit, shkruan Rama.
Nëna 38-vjeçare, paraqitej me temperaturë të lartë trupore, 40 gradë dhe e kishte të pamundur të transportohej për në spital për shkak të bllokimit të rrugës nga bora. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët e Brigadës së Mbështetjes Rajonale të Kukësit u nisën drejt fshatit Tejdrinë, për ta dërguar më pas në spitalin e Kukësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shkruan kryeministri.