Rama publikon “listën e zezë”, Monika Kryemadhi e “masakron”: Kërkon t’i shpëtojë të vërtetës vrastare

Publikuar tek: politike, më 19:47 12-07-2017 Rama publikon “listën e zezë”, Monika Kryemadhi e “masakron”: Kërkon t’i shpëtojë të vërtetës vrastare

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në facebook një listë me emra zyrtarësh të cilët sipas komenteve që janë bërë nga qytetarët "kanë abuzuar me detyrën”.

Lidhur me këto lista ka reaguar menjëherë kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e cila ka akuzuar Ramën se kërkon të “fshehë të vërtetën vrastare” pasi sipas saj votat më 25 qershor i “tjetërsoi Rama”.

“Për t'u dukur se po merret me drejtimin e qeverisë, Edi Rama ka nisur gjuetinë e shtrigave në administratë duke publikuar lista me emra nëpunësish, që sipas komenteve që i bëjnë në FB, na qenkan e keqja e madhe e vendit. Me këto spiunllëqe, vjedhësi dhe shkatërruesi i votës së lirë të shqiptarëve mendon se mund t'i shpëtojë të vërtetës vrastare, asaj të tjetërsimit të votës që ai i bëri shqiptarëve më 25 qershor”, shkruan ndër të tjera Kryemadhi.

Pistimi i Kryemadhit:

Për t'u dukur se po merret me drejtimin e qeverisë, Edi Rama ka nisur gjuetinë e shtrigave në administratë duke publikuar lista me emra nëpunësish, që sipas komenteve që i bëjnë në FB, na qenkan e keqja e madhe e vendit. Me këto spiunllëqe, vjedhësi dhe shkatërruesi i votës së lirë të shqiptarëve mendon se mund t'i shpëtojë të vërtetës vrastare, asaj të tjetërsimit të votës që ai i bëri shqiptarëve më 25 qershor. Më kot mundohet të tërheqë vëmendjen si adoleshent i vonuar dhe me lista linçuese për njerëzit që i ka vënë vetë në punë. ??
Askush nuk i beson më atij që tradhtoi besimin e çdo votuesi me vjedhjen dhe tjetërsimin e votës. Ndaj sot më shumë se kurrë, bashkë me ne janë edhe shumica e shqiptarëve. Ata që e dënuan me heshtjen e tyre ditën e votimit dhe që e kanë më të qartë se kurrë, se kryeministri dembel dhe arrogant, tallet dhe shpërdoron besimin e shqiptarëve. 
Me lista false dhe me veshje që të tërheqin vëmendjen nuk mund të anashkalosh vjedhjen e votës që i bëri shqiptarëve. Ndaj i kujtoj Edi Ramës se llogaria do të jepet dhe askush, asnjëherë dhe në asnjë moment, nuk do të mund ta largojë vëmendjen dhe qëllimin tonë final: Të drejtën e shqiptarëve për të votuar lirshëm dhe pa presion politik, kriminal dhe të blerë me paratë e drogës. 
Sot filloi delegjitimimi nga vetë PS, e cila tani kërkon të rinumërojë votat që ka numëruar vetë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023002862930298
array(1) { ["section"]=> string(102) "rama-publikon-listen-e-zeze-monika-kryemadhi-e-masakron-kerkon-t-i-shpetoje-te-vertetes-vrastare-85947" }