RAMA publikon qëndrimin e aktorit të njohur: Nuk do të cënohet trualli, duhet teatër i ri

Publikuar tek: aktualitet, më 15:44 17-08-2019 RAMA publikon qëndrimin e aktorit të njohur: Nuk do të cënohet trualli, duhet teatër i ri Godina e Teatrit Kombëtar

Teatri Kombëtar është rikthyer sërish në vëmendjen e kryeministrit Edi Rama.

Këtë herë, kreu i qeverisë publikoi qëndrimin e aktorit dhe pedagogut Petrit Malaj në profilin e tij në ‘’Facebook’’.

Malaj shprehet se ‘’trualli ku ndodhet godina e teatrit aktual nuk do të cënohet dhe nevojitet ndërtesa e një ndërtese të re’’.

''Aktor, pedagog dhe drejtues i katedrës së aktrimit në Akademinë e Arteve, Petrit Malaj, është një figurë e mirënjohur për publikun shqiptar, që s’ka nevojë për prezantim, po lypset të thuhet se ai i përket asaj pjese njerëzish që flasin pak dhe dallohen për vetëpërmbajtjen e tyre. Me pak fjalë po pa asnjë ngurrim, Petriti është pozicionuar qartë së bashku me shumicën dërrmuese të komunitetit teatror, në mbështetje të shembjes së karakatinës ekzistuese dhe ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar

PETRIT MALAJ:

Unë nuk do të kuptoja ndonjë nga kolegët tanë apo ndonjë nga personat që ka debatuar për këtë nismë që të ishte kundër teatrit të ri. Të një teatri të ri bashkëkohor. Unë mendoj se thelbi i çështjes ka evoluar dhe gjërat po thuhen më troç: E para, që aty nuk do të cenohet trualli i Teatrit Kombëtar. Dhe e dyta, do bëhet një godinë për teatrin, vetëm për teatrin.''

petrit malaj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021925926208496
array(1) { ["section"]=> string(94) "rama-publikon-qendrimin-e-aktorit-te-njohur-nuk-do-te-cenohet-trualli-duhet-teater-i-ri-175609" }