Rama publikon videon e pacientit që kaloi Covid-19, qytetarët i SULEN në komente: Vetëm PROPAGANDË, njerëzit po vdesin pa shkuar në spital

Publikuar tek: politike, më 11:17 25-11-2020 Rama publikon videon e pacientit që kaloi Covid-19, qytetarët i SULEN në komente: Vetëm PROPAGANDË, njerëzit po vdesin pa shkuar në spital Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama publikoi videon e një qytetari i cili kishte kaluar me sukses koronavirusin.

Qytetari shprehet në video se kishte marrë një shërbim të shkëlqyer në spitalin Covid, por mesa duket qytetarët e tjerë nuk janë dakord.

"Pata dobësi dhe shkova në spitalin "Shefqet Ndroqi" për t'u kuruar dhe shkova nga ora 1-2 e natës dhe pavarësisht orës së vonë. Shërbimi ishte i shkëlqyer, ishte i jashtëzakonshëm. Ata që e kanë kaluar këtë eksperiencë të hidhur e dinë se si është të kalosh Covid-in. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen dhe të ruajnë distancën. Falenderoj mjekët, sot e kam jetën vetëm prej tyre", tha qytetari.

Një pjesë e tyre i kanë komentuar kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar se po bën propagandë në një kohë të vështirtë. Disa prej komenteve u ka kthyer përgjigje vetë Rama duke i sqaruar.

"Bo bo po na i shet keto postimet sikur mjekesia ben vertet ate qe thot ky. Ore a e kupton qe njerzit mezi presin te hapen kutite e votimit ne dt 25 per tet zhdukur ty se vetem propagande po hane ne vend qe te hane buke", shkruan njëri nga komentuesit.

Ndërkohë që Rama i përgjigjet: "Une nuk shes asgje dhe zotrote ketu ke hyre me deshire, nuk te ka futur njeri me zor, keshtu qe mund te dalesh lirisht me nje klik ne vend se te ndotesh mjedisin e komunikimit ketu, ndersa sa per kutite e votimit ne dt 25 mos ki asnje merak, thjesht bej durim se erdhi prilli e do ta shohesh ti e kush si ti flet mbrapsht, se cfare mendon populli!"

Një tjetër shkruan: "Mos u bofsh per spital se edim realitetin e shendetsis ku jetojmë."

Ndërsa Rama përgjigjet: "Ti qe shyqyr nuk ke qene ne spital e di, ndersa ky zoteria qe ka pare vdekjen me sy nuk e di!" 

edi_rama_komente.png

Rama_2.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘10 mijë euro për të shkuar me helikopter në fushatë’, këshilltari i Ministrit i kthehet Albana Vokshit: Zogëz vjeshte, po kur shoqëronim Berishën, unë coptova RENEA-n
Basha takim me biznesin e vogël në Shkodër, por nuk i del nga mendja Covid-i: Dje kemi pasur rekord viktimash, numri i vërtetë fshihet nga Rama »
Article Logic
Execution time: 0.011765003204346
array(1) { ["section"]=> string(142) "rama-publikon-videon-e-pacientit-qe-kaloi-covid-19-qytetaret-i-sulen-ne-komente-vetem-propagande-njerezit-po-vdesin-pa-shkuar-ne-spital-229042" }