Rama publikon VIDEON e punimeve në Aeroportin e Kukësit: Po punohet intensivisht për terminalin e ri të pasagjerëve dhe pistën

Publikuar tek: aktualitet, më 07:12 22-10-2020 Rama publikon VIDEON e punimeve në Aeroportin e Kukësit: Po punohet intensivisht për terminalin e ri të pasagjerëve dhe pistën Foto e shperndare nga Rama: Punimet ne Aeroportin e Kukesit

Kryeministri Rama e nis ditën dhe uron mirëmengjes me pamjet e punimeve në aeroportin e Kukësit, që siç ka premtuar do të jetë gati në pranverën e vitit 2021.

Sipas Ramës, aktualisht po punohet intensivisht për terminalin e ri të pasagjerëve dhe zgjerimin e pistës.

“Mirëmëngjes,dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kthjellime dhe vranësira të lehta, mësoni si do të jetë moti sot dhe nesër
Ambasadori Soreca mesazh qeverisë për ligjin e medias: Përmbahuni rekomandimeve të Venecias »
Article Logic
Execution time: 0.0099301338195801
array(1) { ["section"]=> string(132) "rama-publikon-videon-e-punimeve-ne-aeroportin-e-kukesit-po-punohet-intensivisht-per-terminalin-e-ri-te-pasagjereve-dhe-pisten-224669" }