Rama publikon videon : Nga tërmeti i 26 nëntorit te punimet për rilindjen e Thumanës

Publikuar tek: kulture-art, më 09:25 13-08-2020 Rama publikon videon : Nga tërmeti i 26 nëntorit te punimet për rilindjen e Thumanës Foto nga punimet ne Thumane

Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar ishte shkatërrimtar, me 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara.

Thumana ishte një nga zonat më të goditura, ku edhe sot shihen pasojat që la tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregohen punimet që kanë filluar për rindërtimin e Thumanës, ku është shtruar gjithë infrastruktura nëntokësore dhe së shpejti do të marrë formë një qytezë e re.

"MIRËMËNGJES, dhe me Thumanën që po rilind mbi themele të reja, ku pasi është shtruar e gjithë infrastruktura nëntokësore, do të nisë së shpejti të marrë formë një qytezë e re, moderne, me një cilësi krejt të re jete për familjet e goditura keqaz nga fatkeqësia e 26 nëntorit të shkuar, ju uroj një ditë të bukur", shkruan Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010142803192139
array(1) { ["section"]=> string(89) "rama-publikon-videon-nga-termeti-i-26-nentorit-te-punimet-per-rilindjen-e-thumanes-216968" }