Rama publikon videon, sulmon Bashën dhe i del në krah Manastirliut: Ai së bashku me Kryemadhin dhe Metën janë njësoj si famëkeqi Sali, nuk pyesin se çfarë nxjerrin nga goja

Publikuar tek: politike, më 17:59 30-10-2020 Rama publikon videon, sulmon Bashën dhe i del në krah Manastirliut: Ai së bashku me Kryemadhin dhe Metën janë njësoj si famëkeqi Sali, nuk pyesin se çfarë nxjerrin nga goja Rama - Basha

Deklarata e djeshme në Kuvend e ministers së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu se në rast të shtimit të numrit të të infektuarve do të zgjidhen personat që do të trajtohen të parët ka ngjallur debate të forta.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme u shpreh se kjo është një sjellje kriminale e ministres, ndërkohë që kryeministri Rama ka publikuar një video ku akuzon Bashën se ka nxjerrë nga konteksti fjalën e ministres.

Sipas tij, ministrja Manastirliu tha se duhet të ruhemi sa më shumë që të mos shkojmë në atë gjendje siç ishin shtete të tjera, kur vendosën se cilët pacientë duhet të trajtoheshin të parët.

Postimi i Ramës:

Sot Lulëzim Basha nxorri nga konteksti i fjalës së Ministres së Shëndetësisë, shprehjen e shqetësimit të saj për se si mosmarrja e masave individualisht nga çdo qytetar mund të ndikojë në përkeqësimin e situatës në spitale, ku largqoftë mund të arrihet në pikën ku arritën gjatë valës së parë spitalet e disa vendeve shumë më të zhvilluara, që zgjidhnin se kë mund të pranonin e kë jo nga mungesa e shtretërve!

Sipas Lulëzim Bashës, i cili e ka lëshuar krejt frerin e gjuhës dhe vetëm shan, shpif, akuzon e abuzon, në një përpjekje të dëshpëruar për të rikuperuar imazhin e tij që vetëm degradon çdo ditë prej paaftësisë, mendjelehtësisë e përgjumjes kronike, Ogerta Manastirliu, "kjo kriminele e pashpirt", paska thënë që pacientët do u përzgjidhkan se "kush do kurohet e kush jo!"!

AS E KA THËNË, AS NUK KA DASHUR TË THOTË TJETËR GJË NGA AJO QË KA THËNË DHE THEMI PËRDITË: O NJERËZ MBRONI VETEN DHE TË TJERËT, SE VENDE SHUMË TË FORTA SE NE KANË GJETUR BELANË ME KËTË MORTJE!

Lulëzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta, tanimë krejt njësoj si famëkeqi Sali, nuk pyesin më se çfarë nxjerrin nga goja, mjafton që ajo çfarë thonë të jetë sa më e zezë, sa më e pistë, sa më e ulët për veshët e publikut, sepse ata janë në situatën e të mbyturit që kërkon me çdo kusht të të marrë me vete

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Një grua më shumë’/ PD e sulmoi, Kryemadhi e uron, ja mesazhi që ka për Topallin dhe partinë e re që krijoi
Takimi me Vuçiç e Zaev për "Mini-shengenin Ballkanik, Rama: Të na bashkohen edhe vendet e tjera, do thellojmë bashkëpunimin rajonal »
Article Logic
Execution time: 0.012379884719849
array(1) { ["section"]=> string(176) "rama-publikon-videon-sulmon-bashen-dhe-i-del-ne-krah-manastirliut-ai-se-bashku-me-kryemadhin-dhe-meten-jane-njesoj-si-famekeqi-sali-nuk-pyesin-se-cfare-nxjerrin-nga-goja-225820" }