Rama reagon për telefonatën e përgjuar: E konfirmoj dhe do e bëja prapë njësoj

Publikuar tek: politike, më 19:09 17-06-2019 Rama reagon për telefonatën e përgjuar: E konfirmoj dhe do e bëja prapë njësoj

Nga 16 përgjimet e publikuara në gazetën gjermane “Bild”, vetëm në njërën prej tyre Edi Rama rezulton të jetë përgjuar teksa flet në telefon me Arben Keshin.

Ky i fundit rezulton thuajse në të gjitha përgjimet e tjera teksa komunikon me drejtorë, zyrtarë socialistë por edhe ministra e deputetë.

Rama e pranon vërtetësinë e telefonatës dhe duke nënkuptuar se aty nuk zbulohet asgjë e kundraligjshme, thotë se do e bënte prapë.

Lidhur me Arben Keshin, Rama thotë se ai s’ka punuar në polici në atë kohë, bëhet fjalë për vitin 2017 kur u mbajtën zgjedhjet vendore.

“Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë!Çfarë gënjeshtre:AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë.E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj!Kush ka veshë le të dëgjojë”, shkruan Rama në Twitter.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0299072265625
array(1) { ["section"]=> string(84) "rama-reagon-per-telefonaten-e-pergjuar-e-konfirmoj-dhe-do-e-beja-prape-njesoj-168600" }