Rama rikonfirmon Marinajn për Malësinë, nuk kursen BATUTAT: Paulini ishte kampion, të rrifte gjithmonë, unë nuk isha...

Publikuar tek: politike, më 12:47 26-04-2019 Rama rikonfirmon Marinajn për Malësinë, nuk kursen BATUTAT: Paulini ishte kampion, të rrifte gjithmonë, unë nuk isha...

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një takim në këto momente me banorët e Malësisë së Madhe.

Kryeministri nuk i ka kursyer batutat teksa u tha se opozita nuk mund t'i ndalojë të përmbushin objektivat.

Gjithashtu kryeministri konfirmoi rikandidimin e Tonin Marinaj për një tjetër mandat në bashkinë e Malësisë së Madhe.

"E dinë shumë mirë që këtu në Malësi të Madhe, por edhe në pjesën dërrmuese të Shqipërisë nuk kishin asnjë shans tjetër por e dinë që nuk do ta ndalojnë dot Reformën në Drejtësi.

Qorrazi ata orvaten dhe besojnë se do t'i pengojnë këto objektiva kaq të rëndësishme për të ardhmen e fëmijëve tanë, por të jenë të sigurt që nuk do ia dalin.

Unë me Paulinin (Paulin Sterkaj) kemi një histori të gjatë në sport. Por kishte një ndryshim se ky ishte kampion, unë nuk isha kapion. Ky kishte një të mirë që thonte o më rrafe o të rrafa dhe në fund i rrifte gjithmonë, ndërsa unë isha ndryshe. Ne nuk ishim kampionë se kishim një skuadër më të mirë se ne po asnjëherë nuk thonin do dalim nga fusha pse nuk fitojmë", u shpreh Rama, ndërkohë që theksoi se kreu i PD-së Lulzim Basha nuk do mundë të bëhet kryeministër kaq lehtë.

“Ka një gjë që ata e kërkojnë ne nuk ia plotësojmë dot, Luli do të bëhet kryeministër dhe thotë ik ti se do vij unë. Po shumë mirë, po të marrë votat, se unë i kam marrë votat nga ju, të bëj punën jo që të punësoj Lulin. Kjo është e pamundur, nuk e bëjmë dot dhe me shumë keqardhje për ata që ia dhanë votat, pasi shkuan në parlament dhe ai iku, e la edhe atë punë që kishte dhe tha unë jam populli dhe futet mes turmës dhe kërkon njerëz që ti bien murit me kokë, të thyejnë murin dhe të hapet rruga për të. Të gjitha ata që mendojnë që do shtyhen zgjedhjet, që Luli do marri gjysmën e qeverisë prapë, do prishen zgjedhjet këtu etj, u them që asgjë nga këto nuk a për të ndodhur, asnjë gjë, gjëja që duhet të ndodhë e jam i bindur është që pas zgjedhjeve duhet të rilindë PD, po kjo është punë e tyre”, tha Rama, duke paralajmëruar se kushdo që do të cenojë procesin e zgjedhjeve më 30 qershor do të futet në burg.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020179033279419
array(1) { ["section"]=> string(119) "rama-rikonfirmon-marinajn-per-malesine-nuk-kursen-batutat-paulini-ishte-kampion-te-rrifte-gjithmone-une-nuk-isha-161934" }