Rama s’i ndahet Teatrit Kombëtar: Kjo që ishte një vrimë e ftohtë ku dhanë shpirt të mëdhenjtë e skenës, nesër do hyjë në Europë

Publikuar tek: politike, më 09:28 31-05-2020 Rama s’i ndahet Teatrit Kombëtar: Kjo që ishte një vrimë e ftohtë ku dhanë shpirt të mëdhenjtë e skenës, nesër do hyjë në Europë Foto nga videoja e Rames

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me Teatrin Kombëtar dhe duke e krahasuar atë me Teatrin e Operas dhe Baletit theksoi se do të ketë të njëjtin sukses si.

 Rama thotë se edhe Teateri Kombëtar të nesërmen e afërt do të hyjë në Europë, pasi sipas tij “gjatë tërë jetës së vet nuk ka pasur dot një të ftuar për shkak të kushteve prej hauri kafshësh, ku dhanë shpirt të mëdhenjtë e skenës shqiptare dhe ku publiku s’e pati kurrë dot, dinjitetin e konsumatorit të ushqimit shpirtëror”. 

“Mirëmëngjes; Me këtë provë shembullore të vizionit e ambicies sonë për institucionet kombëtare të artit e të kulturës në Shqipërinë e shekullit XXI, ku shihet fare qartë edhe dallimi i madh mes dy botëve që u përplasën për Teatrin e Ri Kombëtar…

Teatri i Operas e Baletit të Shqipërisë që ka nxjerrë yje me famë botërore, sot ka hyrë në Europë me hapësirën e kushtet e reja dhe skena me sallën e saj nuk është më një vrimë e ftohtë për artistët dhe publikun, po një vatër kënaqësie për krijuesit dhe dashamirët e atij teatri.

Nesër, do të hyjë po kështu në Europë me hijeshi e dinjitet, edhe Teatri Kombëtar i Shqipërisë, që gjatë tërë jetës së vet nuk ka pasur dot një të ftuar për shkak të kushteve prej hauri kafshësh, ku dhanë shpirt të mëdhenjtë e skenës shqiptare dhe ku publiku s’e pati kurrë dot, dinjitetin e konsumatorit të ushqimit shpirtëror”, shkruan Rama. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096311569213867
array(1) { ["section"]=> string(133) "rama-s-i-ndahet-teatrit-kombetar-kjo-qe-ishte-nje-vrime-e-ftohte-ku-dhane-shpirt-te-medhenjte-e-skenes-neser-do-hyje-ne-europe-208477" }