“Furtunë” në drejtoritë e mëdha, raporton newsbomb.al.
Pas shkarkimeve të ministrave të qeverisë, kryeministri Edi Rama nuk do i ndalë me kaq ndryshimet. Ashtu sikurse e paralajmëroi në Kryesinë e PS, përtëritja e qeverisë, do të pasqyrohet edhe në nivele të larta të administratës ku siç u shpreh Rama “përfshihen drejtorë të mëdhenj dhe drejtues rajonalë në qarqe”.
Disa nga drejtoritë e mëdha janë Drejtoria e Tatimeve, Drejtoria e Doganave, OSHEE, OST, KESH.
Të gjitha drejtoritë e përmendura më sipër, do i nënshtrohen lëvizjeve dhe ndryshimeve duke nisur që nga vetë drejtorët.
Nëpër zyrat e administratës kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë të drejtorëve të rinj, që do të zëvendësojnë drejtorët aktualë, megjithatë ende asgjë nuk është zyrtarizuar.
Kujtojmë se aktualisht, Vasilika Vjerro drejton Tatimet, Belinda Ikonomi drejton Doganat, Ardian Çela OSHEE-në, Klodian Gradeci OST-në dhe Agron Hetoja, KESH-in, raporton newsbomb.al.
E gjithë vëmendja është te njerëzit që do i zëvendësojnë këta drejtorë dhe është me interes të mësojmë nëse do bëhet fjalë për njerëz të panjohur si në rastin e ministrave të rinj apo për figura që vijnë nga strukturat e PS./ newsbomb.al