Rama s’përmbahet: Unë kam një dyshim por nuk e provoj dot! Lulzim Basha një lider pa HALLATE

Publikuar tek: politike, më 13:34 23-03-2019 Rama s’përmbahet: Unë kam një dyshim por nuk e provoj dot! Lulzim Basha një lider pa HALLATE Rama-Basha

I papërmbajtur kryeministri Rama në Sheshin Nënë Tereza ku prezantoi Erion Veliaj si kandidat për Tiranën.

Rama nuk kurseu sulmin ndaj liderëve të opozitës, duke e cilësuar këtë të fundit, “një lider pa hallate”. Sipas tij, nëse PS nuk do hynte në zgjedhje dhe Basha do futej i vetëm, sërish nuk do arrinte t'i fitonte.

“Pushteti nuk është qofte te daja, ky vend nuk është plackë për ju, sistemi nuk është cirk për arushën Lul që bërtet për karamelen e radhës as dyqan për shoqen Mona që ulërin për trastat e rradhës. Kush do futet, kush s’do s’futet. Lulzim Basha i ka tmerr zgjedhjet se nuk i fiton dot. Unë kam një dyshim por nuk e provoj dot, sikur ne mos futemi në zsgjedhje në qershor dhe luli të futet vetëm prapë nuk i fiton dot zgjedhjet. Nuk i fiton dot as në partinë e tij po mos i vjedhë lere me mexhelisin e madh të sistemit që kemi zgjedhur.

Sepse njerëzit e këtij vendi nuk e pranojnë dot. Jo më ta votojnë. E ka humbjen të shkruar në ballë. Një lider pa hallate që djeg mandatet e popullit, për tu fshehur mes turmës. Jam njeri si ju, tani ju përpara digjni Parlamentin për mua. Cfarë lideri është ky? Një burrë që mendon vetëm për vete, që gënjen cdo njeri që i del përpara. Akoma më keq… Sot Lulzim basha dhe PD nuk ekzistojnë si mundësi politike për askënd. Sepse ti u jep votën, mandatin, ata djegin mandatin dhe ikin e thonë: unë jam si ti, tani ti ik merr pushtetin për mua.

LSI sot jo vetëm nuk përfaqëson dot askënd por po ta besojnë Monikën, LSI nuk përfaqëson as Ilir Metën”, tha Rama në fjalën e tij .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ramës i humb durimi me opozitën: Sot nis një ofensivë sulmi, mendojnë se do marrin pushtet në tavolinë, s’kemi mandat për të lëshuar
Ajola Xoxa me veshjen e zisë por nuk kursen mbështetjen për të shoqin »
Article Logic
Execution time: 0.011827945709229
array(1) { ["section"]=> string(97) "rama-s-permbahet-une-kam-nje-dyshim-por-nuk-e-provoj-dot-lulzim-basha-nje-lider-pa-hallate-157581" }