Rama ‘sfidon’ median: Mos u helmoni nga të tilla lajme humanitare, kemi ndihmuar familjet në nevojë (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 20:33 10-04-2020 Rama ‘sfidon’ median: Mos u helmoni nga të tilla lajme humanitare, kemi ndihmuar familjet në nevojë (FOTO) Foto 1: Qytetari apelon për ndihmë në media – Foto 2: Familja është ndihmuar nga Bashkia më datë 3 prill

Kryeministri Rama ka publikuar pasditen e sotme një foto të një familje në Prrenjas, e cila ndihmohet nga shteti me pako me ushqime për shkak të situatës së rëndë nga koronavirusi.

Indicja e kryeministrit për të publikuar këtë foto vjen pasi kryefamiljari është ankuar sot në një media duke mohuar të jetë ndihmuar nga shteti, ndërsa vetë media i bënte thirrje Ramës të shikonte realitetin. Për të përgënjeshtruar median, Rama ka publikuar dhe një foto tjetër kur ekipi i Bashkisë së Prrenjasit çon pakot me ndihma në familjen në fjalë.

“Kjo është e njëjta shtëpi, ku ka shkuar më parë pakoja me ushqime e operacionit humanitar dhe në përgjigje të thirrjes së këtij ekrani, që "kryeministri të shohë realitetin", po e postoj për të gjithë ata që dizinformohen, manipulohen, helmohen nga të tilla "lajme humanitare" me thirrje "në emër të popullit".

*Nuk pashë një media të verifikojë shifrat e ndihmave që ne publikojmë, nuk pashë një media të pasqyrojë Operacionin Humanitar, nuk pashë një media ta shoqërojë lajmin e keq për një familje, që e gjen sot në çdo vend të planetit pa asnjë problem dhe shumë mirë bëjnë që e pasqyrojnë, me lajmin e mirë të ndihmës për mijëra familjeve çdo ditë nga ky shtet, që ka njëqind të meta, por po bëhet copash në çdo front të kësaj lufte, falë mijëra e mijëra shërbëtorëve të popullit!

E kuptoni tani që po mos informoheshit nga kjo faqe, s'kishit për ta marrë vesh kurrë që ka një Operacion Humanitar në veprim, derë më derë, që nga dita e parë e luftës?! Ne nuk jemi më të mirët, po më të mirë se ne harrojeni!”, shkruan Rama, ndërsa ndan dhe foton e mëposhtme.

Foto 1: Qytetari apelon për ndihmë në media – Foto 2: Familja është ndihmuar nga Bashkia më datë 3 prill

asdddsada.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009166955947876
array(1) { ["section"]=> string(107) "rama-sfidon-median-mos-u-helmoni-nga-te-tilla-lajme-humanitare-kemi-ndihmuar-familjet-ne-nevoje-foto-202153" }