Rama sfidon PD-në, shkon në emision me “makinën e blinduar të Olsi Ramës”: Shkoni verifikojeni nëse është e blinduar

Publikuar tek: politike, më 21:10 13-02-2020 Rama sfidon PD-në, shkon në emision me “makinën e blinduar të Olsi Ramës”: Shkoni verifikojeni nëse është e blinduar Kryeministri Edi Rama në Opinion

Kryeministri Edi Rama vendos të sfidojë opozitën, pas akuzave se ditën që u arrestuar Vladimir Gjuta, u largua nga selia e PS-së me makinën e blinduar të vëllait të tij Olsi Rama.

Kryeministri Rama ka zgjedhur që me të njëjtën makinë, tip “Lincoln” të shkojë në ambientet e televizionit Klan. I pyetur për këtë gjë nga gazetari Blendi Fevziu, Rama i sfidoi duke thënë se mund të shkojnë ta kontrollojnë nëse është e blinduar apo jo.

“Makina është që në vitin 2009, ma ka sjellë im vëlla kur kamqenë në opozitë, nuk është e blinduar. Ka dalë një lajm që kam blerë makinë të re qindra mijëra euro, në fakt kam çuar në servis makinën që ishte copë-copë dhe kam marrë makinë me qira. Unë përdor atë makinë se nuk kam dashur t’i kushtojë para, se nuk jam as i dhënë pas makinave. I them këto se audienca është e mbushur me gënjeshtra. Unë nuk kam asnjë makinë të blerë si kryeministrër. Makina që thonë se është Benz i ri me raketa brenda, është me qira që ta jep servisi”, u shpreh Rama.

fgergh5h45h4hj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070440769195557
array(1) { ["section"]=> string(119) "rama-sfidon-pd-ne-shkon-ne-emision-me-makinen-e-blinduar-te-olsi-rames-shkoni-verifikojeni-nese-eshte-e-blinduar-195117" }