Rama shfaqet i relaksuar për herë të parë pas kthimit nga SHBA, e nis me një batutë (Video)

Publikuar tek: politike, më 20:01 28-12-2017 Rama shfaqet i relaksuar për herë të parë pas kthimit nga SHBA, e nis me një batutë (Video)

Pas gati një javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Edi Rama është kthyer në atdhe dhe është shfaqur për herë të parë publikisht i qeshur në një darkë festive me mësues nga e gjithë Shqipëria.

Rama e ka nisur fjalën e tij me një batutë, për atletet e bardha që mban veshur. “Ka kunguj që duan shpjegime”, tha Rama duke shtuar se atletet i ka veshur për solidaritet me mësuesit e fiskulturës.

“Kam ardhur me atlete në solidaritet me mësuesit e fiskulturës, se në vendin tonë ka gjithmonë kunguj që duan shpjegime edhe për veshjen. Dhe shpjegimi i sotëm është solidariteti me mësuesit e fiskulturës, që në fakt janë një pjesë e rëndësishme e trupës së mësuesve që ne kemi arritur ti rikthejmë me dinjitet pas gati një çerek shekulli degradim”, tha kryeministri.

Rama bën edhe një bilanc për çka është bërë për arsimin gjatë qeverisjes së tij dhe shpalos oblektivat:

Ndërtimi i 140 shkollave të reja model për 40 mijë nxënës, si dhe 61 qendra të këshillimit të punësimit dhe karrierës;

Nga 3 mijë nxënës që gjetëm në arsimin profesional, aktualisht janë të regjistruar 27 mijë e deri në 2021-n, do të jenë të regjistruar mbi 54 mijë të rinj shqiptarë;

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071499347686768
array(1) { ["section"]=> string(95) "rama-shfaqet-i-relaksuar-per-here-te-pare-pas-kthimit-nga-shba-e-nis-me-nje-batute-video-104704" }