Ka shumë kohë që kryeministri Rama nuk del në public me bashkëshorten e tij Linda Rama, e cila më së shumti gjithë këto kohë është marrë me rritjen e djalit të tyre Zaho. Por ka zgjedhur ditën e sotme, e diel, me një kohë të mrekullueshme për të marrë me vete bashkëshorten dhe për të shkuar në qytetin e Durrësit.
Ka shfrytëzuar rastin me hapjen e muzeut arkeologjik të amfiteatrit të Durrësit për të qenë present në këtë ceremoni, përpara se të shkonte në Gjirokastër dhe të mbyllte mbrëmjen në Sarandë. Ai në rrugët e Durrësit është shfaqur në krah të bashkëshortes Linda Rama.
Gjatë ceremonisë së inagurimit të amfiteatrit të Durrësit, kryeministri deklaroi se janë shpenzuar një milionë dollarë. Rama tha se Muzeu i Durrësit është një “aset i krenarisë sonë kombëtare” duke e cilësuar madje si më të madhin në Shqipëri.
Rama tha se muzeu u inaugurua në vitin 2002 por sipas tij asnjëherë nuk u përfundua por kishte rënë viktimë e politikës së përurimeve njësoj si proverb “dardha e ka bishtin prapa”. Eshtë moment I rëndësishëm për këtë qytet dhe rrugën e rilindjes pas viteve që ishte mbyllur dhe ishte hapur si mos më keq. Muzeu arkeologjik i Durrësit cel sot dyert dhe jam i bindur që ata që e shohin për herë të parë rrezaton shkëlqimin e vet” tha kryeministri. Sipas tij në këtë muze janë rikonstruktuar 3200 objekte dhe I bëri thirrje qytetarëve që ta vizitojnë.