Rama shpalos nismën para deputetëve, "s’kursehet" edhe njëherë për Skënderbeun: Njerëz që nuk maten me gjatësinë e asaj që ka në fundbark Gjergji...

Publikuar tek: politike, më 10:59 11-09-2017 Rama shpalos nismën para deputetëve,

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga Kuvendi i ka mëshuar edhe njëherë idesë së politikës bashkëpunuese, e politikanëve që duhet të ulen në tryeza bisedimesh për zgjidhjen e konflikteve.

“Ju shpreh sot të gjithëve pa përjashtim, gatishmërinë e një nisme të përbashkët, një tryezë për cështjet e mëdha që janë paketa e detyrimeve madhore të partive politike.

Kush prej nesh fiton dhe cfarë fiton nga mosmarrëveshjet e konfliktet tona?

Që mos ketë keqkuptime po e bëj të qartë: Nuk po flas për Shqipëri të madhe por për një popull të vetëm shqiptar që është ende larg së qeni i lidhur, kompakt në qëllimet e mëdha dhe i unifikuar sic janë plot kombe të zhvilluara. Madje vetë gjuha jonë shqipe është e kërcënuar, ca nga inercia e ca nga corodia e pjellë prej tranzicionit sic qe së fundmi ajo që përfshiu vetë heroin tonë kombëtar, SKënderbeun”, tha Rama duke pohuar se disa që tentuan të hedhin baltë mbi figurën e tij nuk “maten as me zgjatimin e asaj që heroi mban në fundbark”.

“Njerëz që smund të maten as me zgjatimin e funfdbarlkut të Gjergjit mbinë nga dheu... Ai epsiod kërkon analizë, reflektim. Është krimbi kërcënues për një nga kolonat më të rënda mbajtëse të shtëpisë sonë, harmoninë fetare. A e kemi ne luksin që mos bëhemi bashkë për gjëra si vlerat tona identitare? Edhe sikur të cirremi e të shqyhemi për pikpamjet politike kjo nuk duhet të na pengojë të qendrojmë krah për krah kur duhet folur për kombin tonë, duke mbrojtur të drejtat e liritë e fëmijëve me gjakun tonë”, tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035590887069702
array(1) { ["section"]=> string(147) "rama-shpalos-nismen-para-deputeteve-s-kursehet-edhe-njehere-per-skenderbeun-njerez-qe-nuk-maten-me-gjatesine-e-asaj-qe-ka-ne-fundbark-gjergji-91906" }