Kryeministri Rama ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Bleta e Artë”.
Por në nisje të fjalës së tij, ndryshe nga herët e tjera Rama i ka befasuar të pranishmit.
Kreu i qeverisë u ka thënë të gjithëve që të përgatiten për një mbrëmje shumë të gjatë, pasi ai flet shumë gjatë.
“Një gjë është e sigurt që unë nuk jam ëmbëslira e fundit. Përgatituni për një natë të gjatë sepse unë flas shumë gjatë. Gjatë këtyre 5 viteve të bletës së artë ne jemi përpjekur për të dhënë një kontribut për të vlerësuar figurën e sipërmarrësit ose të sipërmarrëses që është anatemuar vazhdimisht ndër vite”,- u shpreh kryeministri Rama.