Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen ndaj Italisë pas takimit me ministrin e Jashtëm, Luigi Di Maio.
Rama e ka falenderuar qeverinë italiane që dërgoi trupat speciale, të cilat vunë në rrezik jetën e tyre për të prekurit nga tërmeti.
Sipas Ramës, marrëdhënia mes dy vendeve është një shembull bashkëpunim,
‘Shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj qeverisë italiane, trupave të shpëtimit , emergjencat që ishin të parët që evakuuan trupa dhe vunë jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar jetën e qytetarëve.
Ne jemi një shembull që kemi dhënë mes bashkëpunimit të dy vendeve. Nga ana tjetër me ministrin kemi diskutuar në lidhje me drejtësinë, legjislacionin dhe njësinë speciale ndaj Italisë. Dua gjithashtu ta falenderoj ministrin për mbështetjen që Italia ka dhënë për marrjen e OSBE’, tha Rama.