Rama shtrembëron fjalët e Bashës dhe e 'tall keq' në Instagram (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:30 03-04-2020 Rama shtrembëron fjalët e Bashës dhe e 'tall keq' në Instagram (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka postuar së fundmi një video në Instagram, ku duket kreu i PD-së Lulzim Basha të flasë për mediat, në lidhje me situatën aktuale të krijuar si pasojë e koronavirusit.

"Besoj se shqiptarët janë mjaftueshëm të stresuar për të më dëgjuar mua... të flas nga mëngjesi deri në darkë broçkulla", dëgjohet të thotë Basha në video.

Mirëpo po të shihet dhe dëgjohet me kujdes, mund të kuptohet që video është e montuar. Janë shkëputur dy pjesë nga diskursi i Bashës dhe janë bashkuar si të ishte një e vetme e pashkëputur.

Krahas videos, Rama shkruan: Dakord me ty! 

Më herët sot, Lulzim Basha vuri në dukje dhe theksoi faktin se qeveria, konkretisht Rama, fyen e shan opozitën sepse s'ka ç'të bëj tjetër, pasi nuk ka ide dhe plane masash emergjence.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089120864868164
array(1) { ["section"]=> string(73) "rama-shtremberon-fjalet-e-bashes-dhe-e-tall-keq-ne-instagram-video-201247" }