Rama shtron iftar për besimtarët: Jetojmë në një tokë që mban thesarin e vëllazërisë fetare

Publikuar tek: slide-lart, më 21:01 14-07-2015 Rama shtron iftar për besimtarët: Jetojmë në një tokë që mban thesarin e vëllazërisë fetare

Kryeministri Edi Rama ka shtruar sot iftar për besimtarët myslimanë me rastin e muajt të Ramazanit. Të pranishëm ishin drejtues të komunitetit myslimanë si dhe personalitete vendas dhe të huaj.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka lexuar disa herë pjesë nga Kurani që bëjnë thirrje për respektimin e tjetrit dhe rrefuzimin e dhunës. Sipas kryeministrit, në Kuran thuhet qartë se është ndaluar të detyrosh të tjerët të besojnë.

Duke u kthyer te realiteti shqiptar, Rama deklaroi se populli ynë është i përkëdhelur se ka lindur në një tokë që mban thesarin e vëllazërisë fetare, për të cilën na takon ta mbajmë si drita e syve dhe të tillë t’ua transmetojmë brezave të ardhshëm.

Në fjalën e mbajtur përpara të pranishmëve, Rama ka prekur edhe brabaritë që po kryen ISIS në Lindjen e Mesme me monumentet antike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092959403991699
array(1) { ["section"]=> string(96) "rama-shtron-iftar-per-besimtaret-jetojme-ne-nje-toke-qe-mban-thesarin-e-vellazerise-fetare-16185" }