Rama: Shumica parlamentare është gati për Vetingun, ftojmë opozitën

Publikuar tek: politike, më 18:25 05-03-2017 Rama: Shumica parlamentare është gati për Vetingun, ftojmë opozitën

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje opozitës shqiptare të heqë dorë nga ultimatumet dhe t’i hapë rrugë ligjit të Vetingut.

Rama ka përsëritur sërish ftesën për dialog me opozitën, duke thënë se shumica parlamentare është gati t’i hapë rrugën Vetingut.

Ditën e nesërme Parlamenti do të mblidhet për të votuar ngritjen e komisioneve ad-hoc të Vetingut, por është e paqartë nëse opozita do të vijojë me bojkotin apo do jetë e pranishme gjatë votimit.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Politikanët që vonojnë Vetingun janë pengmarrës të Shqipërisë, të ekonomisë, të integrimit tonë në Europë. Koha është tani dhe shumica parlamentare është gati për të bërë detyrën e saj kushtetuese për t’i hapur rrugë Vetingut. Koha është tani dhe opozita nuk mund të fshihet më në çadër duke braktisur detyrën e saj kushtetuese.

Të thuash sot duam qeveri teknike pastaj shohim e bëjmë për Vetingun, është njësoj si të thuash karrigia ime nuk pret.

Ndjesë po kësisoj ultimatumesh nuk kanë lidhje me demokracinë. Opozia është e lirë edhe të vetëvritet politikisht në mes të bulevardit. Ne nuk na mbetet asgjë tjetër përveçse ta ftojmë në rrugën e arsyes dhe dialogut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031085014343262
array(1) { ["section"]=> string(71) "rama-shumica-parlamentare-eshte-gati-per-vetingun-ftojme-opoziten-70850" }