‘Rama si byrek me qepë’, Grida Duma në dimension të ri: Basha është kek me çokollatë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:08 10-09-2019 ‘Rama si byrek me qepë’, Grida Duma në dimension të ri: Basha është kek me çokollatë

Ish-deputetja Grida Duma ishte e ftuar paraditen e sotme në emisionin "Në shtëpinë tonë" në Top Channel, ku u vendos para një pyetësori.

Dumës iu kërkua që të krahasonte disa figura të njohura politike me ushqime të gatuar ose me ëmbëlsira.

E para në listë ishte Jozefina Topalli, të cilën e krahasoi me ëmbëlsirën më të mirë me çokollatë, ndërsa ish-kryeministrin Sali Berisha me një biftek të fortë, duke argumentuar se është një figurë e rëndë.

Kryeministrin Edi Rama e krahasoi me një byrek me qepë dhe për kreun e opozitës Lulzim Bashën tha se është një kek me çokollatë.

Gjithashtu politikania dha mendimet edhe për Majlinda Bregun, Esmeralda Shkjaun, Jorida Tabakun, Vangjush Dakon, Mimi Kodhelin dhe Ervin Salianjin.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034157991409302
array(1) { ["section"]=> string(87) "rama-si-byrek-me-qepe-grida-duma-ne-dimension-te-ri-basha-eshte-kek-me-cokollate-177966" }