Kryeministri Edi Rama është “zhveshur” nga kostumi zyrtar dhe vesh uniformën e basketbollistit, një pasion i vjetër për shefin e qeverisë.
I shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Erjon Veliaj ka marrë pjesë këtë mëngjes në përurimin e sallës moderne të lojërave me dorë "Feti Borova" në Parkun Olimpik me një ndeshje basketbolli mes Shqipërisë dhe Kosovës .
Rama dha edhe lajmin e mirë se pas këtij investimi do të nisë puna shumë shpejt edhe te kopshti zoologjik.
“Më vjen mirë që pas 44 mujash kjo sallë është ndryshe, është emocionuese pasi salla mban emrin e një njeriu të jashtëzakonshmë. Kjo sallë është ndryshe nga ç’ishte 44 muajsh më parë. Së shpejti nis puna për kopshtin e ri zoologjik”, tha Rama.