Rama si doktor Adhamudhi

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:53 22-05-2020 Rama si doktor Adhamudhi Arizaj-Rama

Nga Edmond Arizaj

Kryeministrin ka nisur ta kapë ankthi se çdo të thotë bota kur ai të mos jetë më. Si do të kujtohet. Kërkon të lërë vepra, që në mos me emer poshtë, të paktën i bën të qarta që pa u ndërtuar, se janë ideja dhe investimi i tij personal. Seç me nxjerr mallin e doktor Adhamudhit, të satirikut përvëlues Cajup, që kërkon me domosdo t’i mesojë (imponojë) shumë kohë para, se çdo të thonë njerëzit për të e punët e tij, shumë kohë me pas. Meraku për historinë që do të shkruhet e thuhet, shkon krah për krah me merakun se mos ndonjë paudhësi kapërcen matanë gardhit ,e i zë faqen e historisë.

Ndryshe pse do të jetë në çdo fanepsje në ekran kaq i paduruar për çdo t’i lërë historisë?! Në fakt ka të drejtë. Se historia, ndonjëherë është interpretim faktesh, e ndonjëherë opinion. Se ja, Çajupi, që s’linte dy gurë bashkë, e meqë kishte penën në dorë edhe mund të tjetërsonte personazhe, doktor Adhamudhin, shëronjësin, abetarberesin, atdhetarin e çquar, na e nxori si mendjeshkurter e faqezi. Ndërsa Lulushkën, që vëtem tund erashkën, na e përjetësoi të bukur e të zgjuar. Pra me një laps e letër në dorën e duhur, bëhet gjëma. Ja bën vaki, historinë tonë e ndryshon ndonjë qafir pas 100 a 200 vjetesh, edhe bën lali Erin më të mirë se Edin? Venë dëm të gjitha punët, të gjitha përpjekjet, e të gjitha ëndërrat. Ndaj do ishte më mirë, që perpara se te hyjë në histori, kryeministri të zgjohet fillimisht në realitetin e sotëm, më të gjallët.

Se del ndonjë Vurko i pakënaqur, që i vjen rasti ne dere, e ne vend te shkruaje siç e ënderron kryeministri ynë titullin: Edi-reformatori zulmëmadh i Shqipërisë përgjatë 2013-202..., ja këput shkurt, Edi-diktatori. E hajde ndrysho mendjen e botes, kur nuk je më as vetë të bësh spektakle me drita që quhen intervista. Saç ndryshon sot mendja e njerëzve për Adhamudhin e shkretë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010050058364868
array(1) { ["section"]=> string(31) "rama-si-doktor-adhamudhi-207414" }