Rama si kryetar i OSBE, përshëndet fillimin e dialogut mes maxhorancës dhe opozitës në Shqipëri për reformën zgjedhore

Publikuar tek: aktualitet, më 15:13 14-01-2020 Rama si kryetar i OSBE, përshëndet fillimin e dialogut mes maxhorancës dhe opozitës në Shqipëri për reformën zgjedhore

Kryeministri Edi Rama i cili nga janari i 2020-ës ka marrë drejtimin e OSBE, përshëndet marrëveshjen mes palëve për reformën zgjedhore.

Si kryesues i OSBE, Rama duket se ia ka dalë të zgjidhë ngërçin më të madh politik në vend.

Përmes një postimi në Twitter, ai shprehet se kjo marrëveshje është një rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut.

‘Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor’, shkruan Rama.

Ndërkohë Rama, pas arritjes së marrëveshjes ka vazhduar axhendën e takimeve në familjet e prekura nga tërmeti. 

Pak më parë edhe Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ka përshëndetur marrëveshjen e sotme dhe e ka cilësuar në të mirën e qytetarëve.

 

Screenshot_15.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02540397644043
array(1) { ["section"]=> string(124) "rama-si-kryetar-i-osbe-pershendet-fillimin-e-dialogut-mes-maxhorances-dhe-opozites-ne-shqiperi-per-reformen-zgjedhore-192041" }