Rama: Sot iki në Londër në Samitin e NATO-s, do kërkoj ndihmë për tërmetin

Publikuar tek: aktualitet, më 07:47 03-12-2019 Rama: Sot iki në Londër në Samitin e NATO-s, do kërkoj ndihmë për tërmetin

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë msëngjesin e sotëm ka deklaruar se së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme do të shkojnë në Samitin e NATO-s në Londër.

Ai është shprehur se përveç samitit ka një detyrë që të bisedojë me të homologët për situatën e vështirë në të cilën ndodhet Shqipëria pas tërmetit të fuqishëm.

‘Ndryshimet në buxhet do i bëjmë drejtpërdrejt përmes parlamentit në komisionin e Ekonomisë dhe më pas në seancë. Më duhet që së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe Cakaj që sot të shkojmë në Londër, ku jemi në Samitin e NATO-s, kemi një detyrë plus përveç samitit që të bisedojmë me të gjithë homologët, unë me liderët e vendeve anëtarë dhe ministrat dhe homologët për asistuar në nevojën për solidaritet të drejtpërdrejt financiar dhe teknik. Ministrja e Arsimit shpresojë që të jetë gati po ashtu edhe e Shëndetësisë për letrat me dëmet. Sistemi i koordinimit të ndihmave është plotësisht nën kontroll. Artan Shkreli të bëjë gati konferencën për të paraqitur në vijim për publikun një ekspoze’, tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076780319213867
array(1) { ["section"]=> string(79) "rama-sot-iki-ne-londer-ne-samitin-e-nato-s-do-kerkoj-ndihme-per-termetin-188196" }