Rama sot në Romë, ja çfarë pritet të diskutojë me Conten

Publikuar tek: aktualitet, më 07:58 23-01-2020 Rama sot në Romë, ja çfarë pritet të diskutojë me Conten

Kryeministri Edi Rama pritet që ditën e sotme të vizitojë Italinë.

Mësohet se ai do të takohet me me homologun italian Giuseppe Conte, në orën 10:30. Ndërkohë thuhet searsyeja që Rama ndodhet në Romë është për të lobuar dhe për t'u siguruar se Conte, Macron e Merkel do të jenë të pranishëm në Konferencën e Donatorëve për tërmetin e organizuar nga BE në Bruksel.

Kujtojmë se, në muajin tetor të vitit të kaluar kryeministri i Italisë Giuseppe Conte erdhi në vendin tonë dhe gjatë konferencës me Ramën, theksoi miqësinë e fortë dhe vullnetin për thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy vendeve. Ndërkohë, dy javë pas vizitës së Contes në Tiranë, kryeministri Edi Rama u prit me ceremoni shtetërore në Itali.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073211193084717
array(1) { ["section"]=> string(62) "rama-sot-ne-rome-ja-cfare-pritet-te-diskutoje-me-conten-192882" }