Rama sulmon keq Berishën dhe Bashën: Plak i marrë që bën shantazh me zjarr, pinoku i vogël...

Publikuar tek: politike, më 17:22 01-06-2019 Rama sulmon keq Berishën dhe Bashën: Plak i marrë që bën shantazh me zjarr, pinoku i vogël...

Edhe ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka sulmuar ish-liderin Sali Berisha dhe kreun e PD-së Lulzim Basha në fjalën e mbajtur për çeljen e fushatës.

Rama e cilësoi Berishën një plak të marrë që kujton se do bëj shantazh me zjarr, ndërsa Bashën pinok të vogël.

'Një plak i marrë kujton se na bën dot shantazh me zjarr dhe me atë pinokun e vogël që ka sot në krye të partisë së tij.

Kjo është një betejë që i jep fund përqeshjeve cinike të asaj partie. I japim fund diktatit të urrejtjes dhe mllefit ndaj qytetarëve.  Kundërshtari është fantazma e të shkuarës që po jep shpirt, por nuk po heq akoma dorë. Kjo e 30 qershorit nuk është një betejë për votat, por është një betejë për zemrat dhe mendjet e shqiptareve. Kundërshtarin ne nuk do ta mundim me votë, por me forcën e pathyeshmërisë së qetësisë dhe vendossh mërisë tonë.

Ajo që do të kërkojmë ne në këtë maratonë, nuk do të jetë vota, por qytetaria. Kundërshtari që nuk do zgjedhje kërkon njerëz lart e poshtë për të bërë një turp që do ta dëmtonte Shqipërinë, do ta bënte këtë vend një skenë barbarie, do e katandisë vendin, në një turp që zgjedhjet merren peng nga barbaria', tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama jep MESAZHIN E FUNDIT: Për familjen do e kisha lënë me kohë këtë punë, por...
Basha u bashkohet banorëve të Unazës: Qëndresa juaj në netët e errëta të diktaturës, ndezi dritë shprese për të gjithë shqiptarët »
Article Logic
Execution time: 0.0064449310302734
array(1) { ["section"]=> string(95) "rama-sulmon-keq-berishen-dhe-bashen-plak-i-marre-qe-ben-shantazh-me-zjarr-pinoku-i-vogel-166555" }