Rama sulmon Metën nga Durrësi: Anuloi zgjedhjet se “do bëhet nami”. Ata që bëjnë namin i ke në shtëpi

Publikuar tek: politike, më 20:17 24-06-2019 Rama sulmon Metën nga Durrësi: Anuloi zgjedhjet se “do bëhet nami”. Ata që bëjnë namin i ke në shtëpi

Kryeministri Edi Rama, nga qyteti i Durrësit ku po zhvillon takimin elektoral të radhës, nuk ka kursyer akuzat për presidentin Ilir Meta dhe krerët e partive opozitare, që sipas Ramës po shkaktojnë krizën politike në vend, pasi i tremben drejtësisë së re.

Rama nuk kurseu as ironitë, kur tha se Meta anuloi zgjedhjet me arsyen se “në Shqipëri do bëhet nami”. “Kush do e bëjë namin? Ata që bëjnë namin i ke në shtëpi”, tha Rama

“Kemi një sistem drejtësie që nuk fshihesh më, sa i gjatë je, sa i vogël je... të gjithë të barabartë, problem i madh shumë se ke qenë apo je president, punë e madhe se je apo ke qenë kryeministër, drejtësia të merr dhe të çon aty ku e ke vendin. Këtë nuk kanë si ta pranojnë lehtësisht as Saliu as Meta. Prandaj duan ta marrin peng Shqipërinë. Dhe kjo është arsyeja pse dhunës snë rrugë i shkon paralel dhuna që ushtron presidenti nga zyra. Dhe del presidenti e thotë anuloni zgjedhjet se do bëhet nami, po kujt i thua që do bëhet nami? Ata që bëjnë namin i ke në shtëpi. Kush do e bëjë namin Luli, po Lulit një fishkëllimë t’i bëjë Saliu, t’i thotë “Lul në shtëpi”, s’ka më Lul”, tha Rama nga Durrësi.

“Kemi një sistem drejtësie që nuk fshihesh më, sa i gjatë je, sa i vogël je... të gjithë të barabartë, problem i madh shumë se ke qenë apo je president, punë e madhe se je apo ke qenë kryeministër, drejtësia të merr dhe të çon aty ku e ke vendin. Këtë nuk kanë si ta pranojnë lehtësisht as Saliu as Meta. Prandaj duan ta marrin peng Shqipërinë. Dhe kjo është arsyeja pse dhunës në rrugë i shkon paralel dhuna që ushtron presidenti nga zyra”, tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.052706956863403
array(1) { ["section"]=> string(104) "rama-sulmon-meten-nga-durresi-anuloi-zgjedhjet-se-do-behet-nami-ata-qe-bejne-namin-i-ke-ne-shtepi-169594" }