Rama takim 'kokë më kokë' me Ruçin, Ballën e Gjiknurin, çfarë do diskutojnë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:38 21-10-2019 Rama takim 'kokë më kokë' me Ruçin, Ballën e Gjiknurin, çfarë do diskutojnë Foto arkiv

Këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin e deputetëve të PS, në Kryesinë e Kuvendit.

Ndërkohë, mësohet se pas mbledhjes Rama do të zhvillojë një takim me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin,  kryetarin e grupit të PS, Taulant Ballën dhe bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknurin.

Bëhet me dije se fokus i bisedës së tyre do të jetë Reforma Zgjedhore. Rama u shpreh së fundmi se Reforma Zgjedhore, si kusht i Bundestagut gjerman do të miratohet me apo pa PD-në, brenda dhjetorit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020702838897705
array(1) { ["section"]=> string(78) "rama-takim-koke-me-koke-me-rucin-ballen-e-gjiknurin-cfare-do-diskutojne-182853" }