Rama takohet në Kryeministri me Adriatik Llallën, i dyti brenda javës

Publikuar tek: aktualitet, më 17:54 09-03-2015 Rama takohet në Kryeministri me Adriatik Llallën, i dyti brenda javës

Kryeministri Edi Rama ka thërritur në një takim në selinë e tij kryeprokurorin Adriatik Llalla. Ky është takimi i dytë që zyrtarët e lartë zhvillojnë brenda një jave.

Nuk dihet ende se për çfarë është biseduar në takimin midis Ramës dhe Llallës, por mendohet se çështja “Doshi” dhe dëshmia e Ramës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë qenë pjesë e bisedës.

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë dëshmuar gjatë ditëve të fundit për çështjen “Doshi” kryeministri Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe tre deputetët Mark Frroku, Mhill Fufi e Tom Doshi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shorteu i numrit me fat në “Vodafone”, udhëtim falas në Europë
Protesta e FRPD para Kuvendit, të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e Ilir Metës »
Article Logic
Execution time: 0.011391162872314
array(1) { ["section"]=> string(73) "rama-takohet-ne-kryeministri-me-adriatik-llallen-i-dyti-brenda-javes-5386" }