Rama takon Erdogan, fokus zhvillimi ekonomik mes dy vendeve

Publikuar tek: politike, më 15:49 21-09-2017 Rama takon Erdogan, fokus zhvillimi ekonomik mes dy vendeve

Gjatë qëndrimit në New York, ku po zhvillohen punime në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryeministri Edi Rama është takuar me presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat turke, ku thuhet se kryeministri Rama dhe presidenti Erdogan kanë zhvilluar bisedime dypalëshe rreth 30 minuta.

Ende nuk janë publikuar detajet në lidhje me takimin, por mësohet se fokusi ka qenë tek zhvillimi ekonomik dhe projektet investuese mes dy vendeve.

Ndërkohë, një ditë më parë kryeministri Rama u takua edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tabaku i përgjigjet Ahmetajt: Në abuzime e korrupsion qeveria është kampion... Si shpjegohet gropa 325 mln?
Akuza të forta nga deputeti i PD-së: Shëndetësia falas u kthye në mollë të ndalueme »
Article Logic
Execution time: 0.011201143264771
array(1) { ["section"]=> string(64) "rama-takon-erdogan-fokus-zhvillimi-ekonomik-mes-dy-vendeve-93172" }