Rama takon Merkelin, Balla, Ahmetaj dhe Fuga presin në rresht kancelaren (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 10:48 27-01-2020 Rama takon Merkelin, Balla, Ahmetaj dhe Fuga  presin në rresht kancelaren (VIDEO) ANgela Merkel dhe Edi Rama

Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takimin me kancelaren Angela Merkel, ku do të diskutohet për Programin e Rindërtimit.

Ndërkaq, kreu i Grupit të PS Taulant Balla, ministri i ri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe krahu i djathtë i Ramës, Endri Fuga janë vendosur njëri pas tjetrit duke i dhënë dorën me nderim kancelares.

Pas takimit dy liderët pritet të mbajnë një konferencë për shtyp.

Gjatë takimit të tyre u bisedua për Programin e Rindërtimit, si dhe për vendimet që mund të merren në Konferencën e Donatorëve, ku kryeministri shpreson për një fond të konsiderueshëm që do t'i dhurohet Shqipërisë për të përballuar dëmet që ka shkaktuar tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Në takimin e sotëm gjithashtu u fol rreth reformave që Shqipëria ka bërë për marrjen e statusit kandidat për hapjen e negociatave me BE, ku Gjermania është një mbështetëse e madhe e Shqipërisë, duke lobuar edhe në vendet e tjera.

Pas takimit me Presidentin e Këshillit të Europës Charles Michel, i cili përgëzoi Shqipërinë për reformat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit dhe u shpreh optimist se Shqipëria do të arrijë ta marrë statusin e vendit kandidat, Rama vijon takimet, tani me një tjetër vend aleat të Shqipërisë, me shpresën se marrja e statusit nuk do të vonojë.

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019465208053589
array(1) { ["section"]=> string(83) "rama-takon-merkelin-balla-ahmetaj-dhe-fuga-presin-ne-rresht-kancelaren-video-193261" }