Rama takon Nanon për t’u shkëputur nga Meta? Reagon ish-kreu i PS Nano: Jam me pushime serioze

Publikuar tek: politike, më 07:35 11-08-2015 Rama takon Nanon për t’u shkëputur nga Meta? Reagon ish-kreu i PS Nano: Jam me pushime serioze Fatos Nano dhe Edi Rama

Edi Rama dhe Fatos Nano janë takuar në një drekë me  njëri-tjetrin, madje i pranishëm ka qenë edhe një këshilltar i Ramës. Ky është lajmi që po qarkullon këto dy ditë në mediat shqiptare.  Nano nuk e përgënjeshtron, ndërsa këshilltari i Ramës e quan absurd këtë lajm. Nano duket se nuk e ka përgënjeshtruar aspak, duke e komentuar edhe si një lajm serioz.

“Ky është lajm serioz, që kur ka filluar media shqiptare të merret me lajme serioze? Unë jam me pushime serioze’’, tha për gazetën ‘’Panorama’’ ish-kreu i PS-së dhe ish-kryeministri Nano.

Sipas Panoramës, Rama i ka kërkuar mbështetje Nanos, në rast se partia e tij do shkëputet nga LSI-ja, pas thyerjes së tij me Metën. Mësohet se Rama i ka kërkuar Nanos që të mos mbështesë  Metën në rast të ndarjes nga koalicioni.

Kurse Drejtori I Komunikimit të Ramës, Endri Fuga e ka përgënjeshtruar këtë takim.

“Tani po e lexoj dhe unë. S’di ç’të them se është absurd’’, tha Fuga.

Mes Ramës dhe Metës ka filluar një thyerje e marrëdhënies mes tyre që pas zgjedhjeve të 21 qershorit, kur u lexuan rezultatet dhe mbështetja e kandidatëve të tyre nga votuesit brenda koalicionit. LSI shfaqi pakënaqësi të mëdha, sidomos për rastin e Bashkisë së Pogradecit. Menjëherë, pas leximit të rezultatit të zgjedhjeve për LSI-në, e cila kishte shfaqur shtim në vota,  Rama bëri lëvizjen e vet politike duke riorganizuar strukturat e PS-së, për t'u konsoliduar më shumë dhe për të shkuar në 150 mijë antarësime në parti. Nuk dihet ende me siguri nëse takimi i përfolur Rama-Nano është i vërtetë dhe nëse kjo mund të quhet lëvizja Numër 2 e Ramës.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0094330310821533
array(1) { ["section"]=> string(98) "rama-takon-nanon-per-t-u-shkeputur-nga-meta-reagon-ish-kreu-i-ps-nano-jam-me-pushime-serioze-18156" }