Rama tall keq konspiracionistët: Bill Gates do i vë çip çunave të Laçit? Apo do dëgjojë me satelit këngët polifonike 'live' nga çipi në gojën këngëtarëve

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:02 22-10-2020 Rama tall keq konspiracionistët: Bill Gates do i vë çip çunave të Laçit? Apo do dëgjojë me satelit këngët polifonike 'live' nga çipi në gojën këngëtarëve Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, teksa i ka bërë thirrje qytetarëve të jenë më të ndërgjegjësuar përsa i përket rrezikut real nga koronavirusi, nuk ka kursyer as talljet me konspiracionistët të cilët mohojnë ekzistencën e virusit.

“A është një lojë e Bill Gates për t’i vënë çipa çunave të Laçit dhe djemve të Vlorës?", ironizoi Rama gjatë fjalës në eventin e dhurimit të 60 respiratorëve nga NATO për vendin tonë.

“Për më tepër është e pabesueshme se si mundet që, nëse kjo pandemi do ishte vetëm një Shqipëri, nuk do të na kishte besuar askush me natyrën kreative që kemi ne si individë dhe pas çdo gjëje kërkojmë një komplot, një arsye që nuk thuhet, apo një qëllim që nuk tregohet.

Kjo është një situatë ku Gjermania, lokomotiva e Europës në dije, ekonomi, shkencë, demokraci, nuk të lë të ulesh në restorant me më shumë se tre persona të tjerë, nuk të le të shërbesh pas orës 10. Pse? Është një lojë e Bill Gates për t’i vënë çipa çunave të Laçit apo djemve të Vlorës? Apo është për të dëgjuar me satelit këngët polifonike nga çipat e vënë te gojët e këngëtarëve, apo që çipi të ndalojë kordat e zërit të këngëtarëve në dasma? Se është një hata e madhe kjo punë”, deklaroi Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari bën 'zbulimin e madh': Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias është nga Vunoi, kushëri me Edi Ramën
»
Article Logic
Execution time: 0.012907981872559
array(1) { ["section"]=> string(156) "rama-tall-keq-konspiracionistet-bill-gates-do-i-ve-cip-cunave-te-lacit-apo-do-degjoje-me-satelit-kenget-polifonike-live-nga-cipi-ne-gojen-kengetareve-224706" }